Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Shpërthejnë te Dinamo: Nuk e meritonim atë arbitër, presidenti kërkoi…Fitorja me 4 penallti, deklarata e trajnerit të Partizanit nuk duhet humbur4 penallti dhe 5 gola, e pabesueshme çfarë ndodh në Dinamo-Partizani“Boom” fitimesh te klubi i Superiores, arkëtohen 4.5 mln euroZYRTARE/ Situata e rënduar, merret vendimi për Flamurtari-BesaHumbja me Tiranën, trajneri Ahmataj bën deklaratën e papritur
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Luan Pinari
Kampionati

Shpërthejnë te Dinamo: Nuk e meritonim atë arbitër, presidenti kërkoi…

Publikuar

Drejtori i Dinamos, Luan Pinari, foli pas disfatës 4 me 1 që “nëndetësja” pësoi në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit. Në analizën e bërë për mikrofonin e…

Drejtori i Dinamos, Luan Pinari, foli pas disfatës 4 me 1 që “nëndetësja” pësoi në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit. Në analizën e bërë për mikrofonin e “RTSH”, Pinari ndër të tjera deklaroi:

“Nuk jam i trishtuar, është një rezultat jo i mirë, normalisht që s’jemi të gëzuar, prisnim diçka tjetër morëm diçka tjetër sot.

Sot ne i bëmë të dyja, edhe gjërat e mira edhe të këqija, i dhuruam kundërshtarit episode, nuk ishim të zotë t’i zgjidhnim në momente deçizive, por bëmë edhe gjëra të mira deri diku, sepse krijuam shumë, por nuk shënuam edhe për meritë të portierit. Më shumë ishte jo qetësia e duhur para portës, sesa merita e kundërshtarit. Duhet të zgjidhim elemëntet e caktuar, kryesisht te finalizimi.

Arbitri? Kur ishte top i diskutueshëm brenda zonës, gjyqtari e nisi me një shpejtësi rrufe, ja jep topin direkt portierit, në atë moment na kapin në kundërsulm, atje nisi e gjithë zanafilla, acarohet skuadra dhe kapiteni. Aty mund të kishte marrë vendim tjetër dhe i dha të verdhë kapitenit, atje u nxitua gjyqtari, e filloi lojën me shpejtësi, kur është top i diskutueshëm duhet të shikojë zonën përreth që mos ketë lojtarë afër.

Norka Security

Kemi edhe rastin e 11-metërshit të parë. Nuk e di, u ndalua për pozicion jashtë loje, për verifikim, nuk e di a ka bojë në VAR kur luajmë ne, nuk u bënë vizat për pozicion jashtë lojës. Nuk ka pasur kontakt mes portierit dhe lojtarit të Partizanit, por gjyqtari as nuk shkoi në VAR, edhe te penalltia e dytë mendoj se ishte në rregull. Nuk ishte gjyqtar i dytë për të arbitruar një derbi, ishte vetëm ndeshja e dytë në Superiore.

Ishte terreni që nuk na lejonte të luanim shpejt, Partizani luante me 3 sulmues të shpejtë, me një gabim na kapte në kundërsulm. Dolëm 3 herë përballë portierit Qirko. Është me të vërtet një terren i rënduar.

Ne po e vuajmë shënimin e golit, prodhojmë shumë, agresiviteti para portës luan rol të rëndësishëm. Kemi edhe ne gabimet tona, arrijmë t’i kujtojmë.

I dimë përgjegjësitë tona, duhen përmendur dhe gabimet e gjyqtarit dhe tonat, nuk po kërkojmë alibi.

Nuk po merremi direkt me problematikat, por kemi gabuar, secili ka marrë përgjegjësitë e veta, shpresoj të reagojmë të mërkurën ndaj Laçit. Po të kishim shënuar me Malomon, pjesa e dytë merr diçka ndryshe. Është dhe momenti jo i skuadrës. Ka një momente që me gjysëm rasti shënon, ka momente që krijon 7-8 raste dhe mezi shënon një.

Jemi në një situatë jo të mirë, e kuptojmë këtë gjë, i kemi dhënë besim të plotë stafit dhe lojtarëve. Presidenti kërkoi të shkundte skuadrën me atë deklaratë dhe mua personalisht. U bë kohë që s’po marrim rezultate pozitive. Jemi ne që e kemi ngritur Dinamon, i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit që do ta ngremë Dinamon aty ku i takon.

Deri në merkaton e janarit do bëjmë me këta lojtarë që kemi. Kemi krijuar shumë, kur nuk shënon bie barra te sulmuesit. Kemi nevojë për një sulmues me numrin 9”, përfundoi drejtori Pinari.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme