
Kombëtarja
Lëvizje surprizë, mesfushori i Superiores shfaqet në stërvitjen e Kombëtares
Lëvizje surprizë te Kombëtarja shqiptare. Në grumbullimin e parë të kuqezinjve, është shfaqur edhe Klevi Qefalija.
Mesfushori nuk ishte në listën e Rolando Maran për duelet e Ligës së Kombeve, por ai është shfaqur në stërvitje.
Gjithsesi, prezenca e tij mund të lidhet me mungesën e Qazim Laçit. Ky i fundit pësoi dëmtim dhe do të zëvendësohet nga Feta Fetai.
Duke qenë se Fetai do të bashkohet më vonë, është ftuar Qefalija për stërvitjen e parë.

Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





