Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Partizani “dorëzohet” pas 6 golave, fiton Dinamo. Si ndryshon renditja
Kampionati

Partizani “dorëzohet” pas 6 golave, fiton Dinamo. Si ndryshon renditja

Publikuar

Dinamo triumfoi 4-2 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, sfidë e vlefshme për javën e katërt në Superiore.

Një përballje spektakolare në stadiumin e Vorës, ku në fund festa ishte për dinamovitët. Sfida nisi e zjarrtë që në start, ku Dinamo kaloi në avantazh më Hekuran Berishën në minutën e 11-të, ndërsa Partizani barazoi tri minuta më vonë me Altin Aliun.

Brenda pjesës së parë, blutë e Ilir Dajës shënuan edhe dy herë të tjera me Hoxhallarin dhe Richard, për të shkuar në avantazh 3-1 në dhomat e zhveshjes.

Pjesë e dytë nisi me Partizanin në sulm, që shënoi të dytin me Fadairon në minutën e 49-të. Kur të kuqtë u hodhën në sulm, në kërkim të barazimit, Dinamo shënoi të katërtin. Në minutën e 78-të, Eridon Qardaku realizoi një supergol nga distanca, për të vulosur shifrat në 4-2.

Norka Security

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Partizani provoi deri në fund, por rezultati nuk ndryshoi më. Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e dytë me nëntë pikë, ndërsa Partizani renditet në vendin e gjashtë me katër pikë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme