Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Ndryshim i papritur, FSHF zbulon kur luhet Tirana-SkënderbeuGjoba dhe dënime nga presidenti, tension para Dinamo-PartizaniMuçi shitet në janar? Presidenti i Trabzobspor me vendim të prerëZyrtare/ Trajneri jep dorëheqjen, e papritur në Kategorinë e ParëBrajan Gruda zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë, presidenti Duka zbardh prapaskenatDuka: Ligji i sponsorizimit duhet të mbështesë realisht sportin, nëntor i suksesshëm për Kombëtaret
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Shqiperi-Finlande
Kombëtarja

Shqipëria triumfon ndaj Finlandës

Publikuar

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Shqipëria luan një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Finlandës, në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Objektivi i vetëm i djemve…

Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Finlandës, në duelin e vlefshëm për raundin e pestë në grupin C1 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Rolando Maran ishin dominues dhe ia dolën të marrin 3 pikë të arta.  

Portieri mik, Hradecky ishte i pakalueshëm deri në minutën e 35-të, ku bëri disa pritje. Zhbllokimi i takimit erdhi nga një supergol.

Ernest Mucci lëshoi një gjuajtje të bukur me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi sërish me gol për Shqipërinë. Në minutën e 51-të, Rey Manaj shënoi të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Hysaj.

Norka Security

Finlanda luajti me 10 lojtarë nga minuta e 67-të, pasi Tenho u ndëshkua me të kuq, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Muçit. Kuqezinjtë patën disa raste për golin e tretë, por nuk i shfrytëzuan.

Me këtë sukses, Shqipëria mban vendin e parë me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, rivali i ardhshëm i kuqezinjve. Finlanda del nga gara për vendin e parë, pasi mban vendin e tretë me 7 pikë.

SHQIPËRI-FINLANDË 2-0

KOMENTI

Mbyllet sfida.

Akordohen 2 minuta shtesë.

83’- Shënon Arbër Hoxha, por goli është i pavlefshëm pasi topi kishte dalë jashtë.

82’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Muçi dhe Laçi, vendin e tyre e marrin Arbër Hoxha dhe Hasa.

81’- Aksion model i Shqipërisë, por nuk konkretizohet. Laçi nuk i besoj syve, pasi gjuan jashtë pasimin e marrë nga Hysaj.

78’- Suhonen nuk i beson syve, shpërdoron rastin e artë për Finlandën.

70’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Ramandani, ndërsa futen në fushë Daku dhe Shehu.

67’- Finlanda me 10 lojtarë. Tenho ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër ndaj Ernest Muçit

55’- Pranë goli të tretë Manaj, i cili lëviz bukur në zonë, por gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën.  

51’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 2-0! Rey Manaj shënon me kokë, pas një krosimi të marrë me të majtën nga Hysaj.

50’- Rrezikon Etrit Berisha, por arrin ta largojë në kohë mbi vijën fatale.

46’- Pjesa e dytë nis  me rast të mirë për Finlandën. Kallman i afrohet barazimit me kokë.  

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohet 1 minutë shtesë.

42’- Dy raste të rrezikshme nga Finlanda. Etrit Berisha mban portën e paprekur.

35’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Shpërthen festa në “Air Albania”. Ernest Muçi shënon një supergol me të jashtmen, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit.

33’- Tjetër pritje spektakolare nga portieri i Finlandës. Hradecky ndal një gjuajte të fortë të Asllanit nga jashtë zone.

32’- Kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Walta te Finlanda, për ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt.

29’- Tjetër tentativë nga larg e Ernest Muçit, por Hradecky e ndal pa shumë probleme.

23’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, me Asllanin që i afrohet golit të avantazhit, por gjen një pritje të shkëlqyer nga portieri mik.

22’- Ernest Muçi teston portierin e Finlandës me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret Hradecky.

12’- Ndërhyrje vendimtare nga Pilo në zonë. Mbrojtësi i majtë largon një top të rrezikshëm të Finlandës.

10’- Rrezikon Finlanda. Kallman provon me kokë, por shkon jashtë.

5’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. E ekzekuton Kristjan Asllani, por pa sjellë asnjë rrezik në portën e finlandezëve.

2’- Menjëherë rrezikshëm Shqipëria. Pilo del i zbuluar në të majtë dhe pason në zonë për Laçin, gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë, pa rrezikuar portën.

Starton sfida.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.