
U dëmtua me Kombëtaren, nga Turqia japin detaje për gjendjen e Muçit
Ernest Muçi do t’i nënshtrohet testeve më të detajuara mjekësore në rikthimin te Trabzonspori. Kështu mësohet të ketë raportuar gazetari turk, Hasan…
Ernest Muçi do t’i nënshtrohet testeve më të detajuara mjekësore në rikthimin te Trabzonspori. Kështu mësohet të ketë raportuar gazetari turk, Hasan Tuncel që ka dhënë detaje mbi gjendjen aktuale të dëmtimeve të futbollistëve të skuadrës.
Mesfushori i Kombëtares u dëmtua në ndeshjen që skuadra jonë zhvilloi përballë Finlandës në “Air Albania”, ku Muçi shënoi një nga golat e fitores 2-0 përballë nordikëve. Ndërhyrja e Miro Tenhos ishte e rrezikshme, çfarë bëri që pogradecari të humbasë sfidën e dytë me Bjellorusinë në Budapest.
“Muçi, i cili u hoq nga grumbullimi si një masë paraprake pas goditjes që mori duke luajtur për Shqipërinë, do t’i nënshtrohet detajeve më të hollësishme në Trabzon”, shkruan Tuncel.
Trabzonspori luan më 22 nëntor ndeshjen përballë Eyupspor. Ditët në vazhdim do të tregojnë se çfarë shkalle dëmtimi ka Ernest Muçi dhe nëse ai do t’ia dalë të rikuperojë në kohë për këtë sfidë.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





