
Zbulohet lojtari që paguhet 20 mijë euro në muaj në Superiore
Teuta është një nga pretendentët për fitimin e titullit kampion në Superiore. Merkato e verës dërgoi në Durrës disa emra të bujshëm dhe një prej tyre…
Teuta është një nga pretendentët për fitimin e titullit kampion në Superiore. Merkato e verës dërgoi në Durrës disa emra të bujshëm dhe një prej tyre ishte Paul Bernardoni.
Portieri francez përfiton 20 mijë euro në muaj sipas asaj që ka zbuluar “Mega Sport”. Kështu edhe është futbollisti më i paguar në futbollin shqiptar.
Bernardoni është edhe lojtari më i vlerësuar në tregun e “transfermarkt”. Për të qëndron e vendosur një vlerë prej 1 milion eurosh.
29 vjeçari është garancia e Teutës. Dhe pse priti penallti ndaj Tiranës, nuk e shmangu dot humbjen e tretë radhazi.
Titullari i padiskutueshëm ka pësuar vetëm 5 gola në 11 javë. Pjesa tjetër e skuadrave regjistrojnë 10 apo më tepër gola të pësuar deri tani.
Burimi: Vetem Spoer
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





