Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Kategoria e Parë/ Shtangen pretendentët, shikoni rezultatetJo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest MuçinNdeshja Vora-Tirana, formacionet zyrtareNuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfusha
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!
Kombëtarja

Julian Shehu dhe Etrit Berisha Berisha besimplotë: Ta mbyllim në vendin e parë në grup!

Publikuar

ulian Shehu dhe Etrit Berisha dolën këtë të hënë në konferencën për shtyp, në prag të dy ndeshjeve të fundit të Shqipërisë në Nations League, ndaj…

ulian Shehu dhe Etrit Berisha dolën këtë të hënë në konferencën për shtyp, në prag të dy ndeshjeve të fundit të Shqipërisë në Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Të dy futbollistët kuqezi u shfaqën optimistë për ecurinë e skuadrës, duke theksuar se objektivi është të sigurojnë rezultatet e duhura për të ruajtur vendin e parë në grup.

Mesfushori Julian Shehu vlerësoi ecurinë e deritanishme të Kombëtares, duke u shprehur besimplotë se skuadra do të arrijë të marrë maksimumin në dy sfidat e fundit të vitit 2026.

ECURIA E SKUADRËS – “Unë besoj se mënyra se si po luan ekipi tani, me një lojë pak më ofensive dhe pak më agresive përpara, ka dhënë frytet e veta. Është e rëndësishme që ne të ndihemi mirë në fushë, të respektojmë dhe të zbatojmë detyrat që kërkon trajneri. Përderisa rezultatet janë ato që trajneri kërkon, pa dyshim që çdo gjë është në rregull”.

SFIDA ME FINLANDËN – “Unë besoj se çdo ndeshje ka vështirësinë e vet dhe patjetër që ne duhet të japim maksimumin dhe ta përgatisim atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Presioni është pjesë e lojës, kështu që ne jemi profesionistë dhe duhet të dimë se si ta përballojmë. Duhet të jemi të përqendruar te loja, ta përgatisim atë në mënyrën më të mirë dhe të shkojmë atje për të zhvilluar një ndeshje që të na japë rezultatin maksimal. Patjetër që objektivi ynë është të qëndrojmë në vendin e parë në grup, të ruajmë kryesimin dhe besoj se deri në fund do t’ia dalim”.

Norka Security

DIFERENCA ME NDESHJEN E PARË – “I vetmi ndryshim është që këtë herë luajmë në shtëpi dhe, pa tjetër, mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne. Besoj se kjo do të jetë një shtysë akoma më e madhe që ne të marrim maksimumin nga kjo ndeshje”.

MESFUSHA – “Unë besoj se detyrat për mesfushorët nuk janë aq specifike. Besoj se tani detyrat kanë ndryshuar pak për të gjithë ekipin. Siç e dimë të gjithë, mundohemi të bëjmë presion sa më lart dhe të jemi një ekip pak më agresiv. Kështu që nuk ka disa detyra specifike vetëm për ne mesfushorët. Besoj se gjendja e ekipit është shumë e mirë dhe patjetër që jemi gati të japim maksimumin tonë dhe të marrim maksimumin e pikëve në këto dy ndeshje”.

AKTIVIZIMI ME MARAN – “Këto janë zgjedhje që bën trajneri dhe ne, si lojtarë, patjetër që i respektojmë. Për aq kohë dhe minutazh sa na jepet mundësia, ne duhet të japim maksimumin, sepse në fund të fundit jemi këtu për ekipin kombëtar, nuk jemi këtu për objektivat tona personale, që të luajmë sa më shumë apo të kemi sa më shumë minuta. Sa herë që të jemi në fushë, besoj se duhet të japim maksimumin. Unë jam një prej atyre që, sido dhe sa herë që të më jepet mundësia, do të jap gjithmonë maksimumin për ekipin kombëtar”.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.