
ZYRTARE/ Ilir Daja nuk shpëton, merret vendimi për trajnerin e Dinamos
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin e trajnerit Ilir Daja. Kërkesa e Dinamos, për…
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin e trajnerit Ilir Daja.
Kërkesa e Dinamos, për konvertimin e pjesës së mbetur prej dy ndeshjesh nga dënimi, është rrëzuar.
Masa disiplinore e pezullimit me pesë ndeshje, ka mbetur në fuqi dhe duhet të ekzekutohet sipas vendimit të dhënë më herët.
Deri tani, Daja ka shlyer tre ndeshje pezullim, ndërsa i kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera. Kështu, ai nuk do të jetë në stol për ndeshjen ndaj Partizanit.
Daja u pezullua me pesë ndeshje më 30 tetor, për sjellje të gabuar ndaj arbitrave në derbin ndaj Tiranës.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





