Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Pogradeci i shkakton humbjen e parë Laçit, mposhtet Besa. Rezultatet në Kategorinë e Parë
Kampionati

ZYRTARE/ Laçi prezanton trajnerin e ri, i besohet një njohje të vjetër

Publikuar

Laçi është bërë me trajner të ri. Klubi kurbinas njoftoi largimin e italianit Stefano Senigagliesi, ku thuhej se ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.

Largimi i Senigagliesi, vjen pas barazimit pa gola në Kategorinë e Parë ndaj Luftëtarit.

“Laçi njofton se për arsye familjare trajneri Stefano Senigagliesi ka paraqitur dorëheqjen. Ekipi i falenderon për punën e shkëlqyer që kanë bërë me skuadrën dhe ju uron gjithë të mirat! Te familja Bardhezi e kanë gjithmonë derën hapur! Grazie Mister Senigagliesi e Lamponi”, njoftoi klubin.

Laçi nuk humbi kohë dhe zgjodhi trajnerin e ri. Drejtimi i është besuar Naci Sensoy. 67-vjeçari rikthehet në Shqipëri, ku më parë ka drejtuar Kukësin dhe Bylisin.

Norka Security

“Laçi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Naci Sensoy, i cili do të marrë nga sot drejtimin e ekipit bardhezi. 67-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave të mëparshme si trajner i Vihrenit, Bylisit, Kukësit, FK Manisa, FC Liria dhe të tjera. Stafi i KF Laçit i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese në pankinën tonë trajnerit Sensoy”, thuhet në njoftim.

Pas nëntë javëve kampionat, Laçi mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë me 17 pikë, pesë më pak se Skënderbeu.

Vlen të përmendet se për kurbinasit, Sensoy është trajneri i tretë për këtë sezon.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme