Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dy gola në Tirana-Flamurtari, Egnatia shijon suksesin e parë
Kampionati

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Vetëm Sport”! Tirana largon Bordin dhe zgjedh trajnerin e ri

PublikuarPërditësuar

Siç kishte paralajmëruar edhe “Vetëm Sport”, Tirana ka bërë ndryshime në stol.

Roberto Bordin nuk është më trajner i Tiranës. Palët janë ndarë mes tyre, pas humbjes me Elbasanin.

Njoftimi është dhënë nga vetë klubi bardheblu, që ka falënderuar teknikun italian nëpërmjet rrjeteve sociale.

Te Tirana nuk kanë humbur kohë dhe kanë gati trajnerin e ri. Drejtimi i është besuar Ardian Nuhiut, i cili pak javë më parë u largua nga drejtimi i Gjilanit në Kosovë.

Norka Security

Tirana e ka nisur sezonin me vështirësi të mëdha. Pas nëntë javëve të para, kryeqytetasit mbajnë vendin e parafundit në renditje, me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.

Bordin është trajneri i dytë i larguar nga Tirana në këtë fillim sezoni, pas Vangjel Miles.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme