Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Nuk kanë fund “firot”, një tjetër largim me peshë te Vllaznia

VETEMSPORT 06.09.2026 2 minutes read
IMG_6478

Jasmin Celikovic nuk është më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar e ka njoftuar largimin nga shkodranët, edhe pse ishte në fushë përballë Skënderbeut në javën e parë të Superiores, në sezonin e ri.

Boshnjaku e ka dhënë lajmin e “firos” së tij nga Vllaznia, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kujtojmë që Celikovic u bashkua me “kuqeblutë” në gusht të vitit 2025.

POSTIMI:

Pas gjithçkaje që kemi kaluar së bashku, ka ardhur momenti të them lamtumirë. Nuk është e lehtë t’i thuash lamtumirë një klubi dhe një qyteti që janë bërë pjesë e jetës sime.

Norka Security

Që nga dita e parë, kam qenë i sinqertë me këtë klub dhe sa herë kam veshur këtë fanellë, e kam bërë me krenari. Në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje kam dhënë maksimumin tim, pavarësisht rrethanave. Kam luftuar për këtë stemë, për klubin dhe për këtë qytet.

E di sa shumë kam dhënë nga vetja dhe pikërisht për këtë arsye largohem sot me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër. Ndoshta nuk mund të ndikoja në gjithçka që ndodhi, por kishte një gjë që mund ta kontrolloja – qëndrimin tim ndaj klubit. Dhe ndaj Vllaznisë kam qenë gjithmonë i sinqertë, profesionist dhe besnik.

Lë këtu një pjesë të zemrës sime, por marr me vete kujtime që askush nuk do të mund të m’i marrë kurrë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, të gjithë njerëzve në klub dhe kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi.

Dhe ju, tifozë… faleminderit që më bëtë ta ndiej edhe më thellë këtë stemë. Faleminderit për çdo duartrokitje, çdo këngë, çdo kritikë dhe çdo moment kur qëndruat pranë nesh.

Ndoshta sot ka ardhur koha të ndjek një rrugë tjetër, por ajo që kam ndier për këtë klub do të mbetet gjithmonë pjesë e imja. Një herë Vllaznia – gjithmonë Vllaznia.

Lexo edhe:

  • Çudira shqiptare! Largim surprizë, mbrojtësi e mbyll me Vllazninë
  • 3 gola të shënuar, mbyllet Vora-Vllaznia. Si ndryshon renditja
  • E KRYER/ Vllaznia rikthen trajnerin shkodran

Post navigation

Previous: VIDEO/ Futet nga stoli dhe shënon supergol, debutim ëndrrash për Kristjan Asllanin
Next: E papritur/ Titullari largohet nga kryeqytetasit, gati aventura e re

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
besa pogradeci
  • Kampionati

5 gola në Besa-Pogradeci, fitojnë pretendentët. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.11.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.