Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Barazimi me Skënderbeun, trajneri i Tiranës: Kishim presion nga tifozët
Kampionati

Barazimi me Skënderbeun, trajneri i Tiranës: Kishim presion nga tifozët

Publikuar

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç. 

“U tërhoqëm pas 0-1? Nuk ishte vendimi im. E doja pjesën e dytë ashtu si të parën. Por edhe Skënderbeu bëri shumë presion, patëm edhe rastet tona me një lojtar më pak, por në fund ia doli barazim.

U munduam që të luanim lojën tonë dhe të dilnim në lojën tonë. Skënderbeu provoi që të shënonte golin pasi ishte 0-1 për ne, kishte presion për ne sidomos edhe nga tifozët sepse ishte transfertë. Ne e kontrolluam ndeshjen, kishim edhe rastet tona me 1 lojtar më pak.

Berisha dhe Hazrollaj, gjendja fizike sot? Ne kishim shumë kundërsulme dhe lojtarët vrapuan në distanca të mëdha. Sigurisht që në pjesën e dytë intensiteti nuk mund të ishte i njëjtë. Sigurisht që edhe Skënderbeu bëri disa ndryshime. Por, u dëmtua edhe Ndong, u detyruam që ta ndryshonim, kjo na shqetësoi.

Norka Security

Nga 60’ deri në 80’, black-out nga Tirana, mund të bënim ndryshime? Sigurisht që mund të bënim ndryshime. Ishte një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo me Vorën. Kishim shanset për të shënuar, specifikisht në pjesën e parë. Bëra çfarë munda”, tha Klafuriç. 

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme