Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dy gola, karton i kuq dhe tranversë në fund! Mbyllet Skënderbeu-Tirana
Kampionati

Dy gola, karton i kuq dhe tranversë në fund! Mbyllet Skënderbeu-Tirana

Publikuar

Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1 mes tyre, në sfidën e javës së katërt në Superiore.

Në Korçë ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe me raste, por në fund ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë.

Sfida nisi e zjarrtë që në start, kur arbitri akordoi penallti për Tiranën, por e anuloi pas rishikimit në VAR.

Avantazhi i Tiranës erdhi në minutën e 18-të, kur Ndong shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Pas këtij goli, juglindorët dominuan dhe kërkuan me ngulm barazimin, por rezultati nuk ndryshoi në pjesën e dytë.

Norka Security

Në minutën e 73-të, ishte Musa që barazoi shifrat, pas një topi të marrë në zonë. Tirana mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Colley, por Skënderbeu nuk e shfrytëzoi si duhej. Në fund, korçarët ishin të pafat, pasi gjuajtja e Bismark u përplas në tranversë, ndërsa Musa nuk shënoi përballë portierit.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Me këtë barazim, Tirana mban vendin e pestë me katër pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet i fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.  

/CNA

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme