Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Skandal në Kosovë, Rrahmani tërhiqet dhe akuzon: Nuk vij deri sa…

VETEMSPORT 11.09.2026 2 minutes read
amir rrahmani

Kapiteni Amir Rrahmani ka njoftuar pensionimin nga përfaqësuesja e Kosovës pas 10 vitesh pjesë e saj.

Qendërmbrojtësi i Napolit e bëri publik vendimin përmes një postimi në Instagram, ku deklaroi se nuk do të jetë më pjesë e Kosovës për sa kohë Federatën e Futbollit të Kosovës e drejtojnë personat aktualë.

Rrahmani tha se vendimi lidhet me kundërshtime të vazhdueshme, mungesën e njerëzve kompetentë për të trajtuar problemet dhe ankesat e lojtarëve, si dhe me sulme që, sipas tij, kanë vazhduar për më shumë se dy vite.

 “Tifozë të vërtetë të Kosovës. Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilët 7 vite si kapite ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual.

Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësim për shumë vite.

Dhe çka mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin. Drejtësia do ta vërtetojë një ditë.

Ky vendim vjen nga nevoja për ta ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e mia si njeri”, shkruan Rrahmani.

Amir Rrahmani ishte pjesë e Kosovës që nga viti 2016, ku kaloi nga kombëtarja e Shqipërisë, teksa në shtatë vitet e fundit, pas pensionimit të Samir Ujkanit, ai ishte kapiten i Kosovës.

Post navigation

Previous: Barazimi me Skënderbeun, trajneri i Tiranës: Kishim presion nga tifozët
Next: Ahmataj shpërthen ndaj arbitrimit: A duhet të bëjmë sherr?! Penallti e mohuar…

LEXO EDHE:

Kosova (1)
  • Kosova & Rajoni

Ndryshim i papritur në listë, ftohet mesfushori që shkaktoi polemika

VETEMSPORT 19.09.2026
Kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Eksod” masiv te Kosova, konfirmohen 4 lojtarë të tërhequr

VETEMSPORT 18.09.2026
KOSOVA SHQIPERIA
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Ylli shqiptar lë Gjermaninë, do të luajë për vendlindjen

VETEMSPORT 18.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

KUKESI
  • Kampionati

8 gola në 4 ndeshje, Kukësi rikthehet te fitorja. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 20.09.2026
tirana elbasani
  • Kampionati

Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 20.09.2026
edi martini
  • Kampionati

Martini me “valixhe në duar”, Vllaznia synon një kampion për stolin

VETEMSPORT 20.09.2026
pogradeci flamurtari
  • Kampionati

Besëlidhja “trondit” Besën, surprizë në Pogradeci-Flamurtari. Rezultatet dhe renditja  

VETEMSPORT 20.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.