Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Arrihet akordi/ Nga Superliga te Rijeka, mesfushori bën hapin e madh
Kombëtarja

“Dhimbje koke” për Maran, FSHF njofton largimin e titullarit nga Kombëtarja

Publikuar

Kombëtarja shqiptare ka një ndryshim në grupin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mesfushori Qazim Laçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për këto sfida, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes së djeshme, ku ka ndjerë një dhimbje akute në nivelin e muskulit fleksor të kofshës.

Në rezonancën magnetike të kryer mëngjesin e sotëm, Laçit i është konstatuar një dëmtim i shkallës së parë i muskulit fleksor të kofshës së majtë. Futbollisti do të nisë programin e rehabilitimit pranë klubit të tij.

Në vend të Laçit, pjesë e grumbullimit të Kombëtares do të bëhet Feta Fetai, i cili do të bashkohet me ekipin në vijim dhe do të jetë pjesë e përgatitjeve për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Norka Security

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të katër ndeshjeve të para në këtë kompeticion ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën kuqezinjtë do të përballen në dy takime.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme