Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Kaos te Tirana para fillimit të kampionatit, shkak bëhet… FIFA
Kampionati

“Boshatiset” Tirana, largohen 4 titullarë para derbit me Partizanin

Publikuar

Tirana është “boshatisur” më pauzën e kombëtareve. Bardheblutë numërojnë katër titullarë të ftuar nga kombëtaret, çka ndërlikon përgatitjet e trajnerit Dean Klafuriç për derbin ndaj Partizanit.

Bëhet fjalë për Visar Bekajn, Basilio Ndong, Xhozef Kollejn dhe Bojan Ilievskin. Mbrojtësi Kollej është grumbulluar për herë të parë nga Gambia, pasi më parë ka luajtur për moshat e Suedisë.

Portieri Bekaj ka marrë ftesën e zakonshme nga Kosova, ndërsa Ilievski rikthehet te Maqedonia e Veriut pas një viti mungesë. Anësori Ndong do të jetë i angazhuar me Guinenë Ekuatoriale gjatë kësaj periudhe.

Kollej dhe Ndong do të humbasin vetëm stërvitjet e këtij muaji dhe do t’i bashkohen ekipit në fillim të tetorit. Ndërkohë, Bekaj dhe Ilievski do të qëndrojnë me përfaqësueset e tyre deri pak ditë përpara përballjes derbi.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme