Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Jo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest MuçinNdeshja Vora-Tirana, formacionet zyrtareNuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Brajan Gruda
Bota

Holanda turpërohet keq! Gol dhe dy asiste nga Gruda te Gjermania

Publikuar

Gjermania mposhti Holandën me rezultatin e thellë 5-0, duke siguruar kalimin në fazën "play-off" të Ligës A në Ligën e Kombeve. Pjesa e parë u mbyll me…

Gjermania mposhti Holandën me rezultatin e thellë 5-0, duke siguruar kalimin në fazën “play-off” të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vendasit, falë golit të parë të shënuar nga Derry Scherhant në minutën e 41-të.

Në fraksionin e dytë, Gjermania dominoi plotësisht takimin duke realizuar edhe katër herë të tjera me anë të Florian Wirtz, autor i dy golave, Nico Schlotterbeck dhe Brajan Gruda.

Talenti me origjinë shqiptare zhvilloi një paraqitje pozitive, pasi përveç golit personal në minutën e 78-të, arriti të dhurojë edhe dy asiste për shokët e skuadrës.

Norka Security

Ky rezultat shënon fitoren më të thellë në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve që nga viti 1959. Pavarësisht humbjes, Holanda arrin të kualifikohet më tej falë avantazhit në ndeshjet direkte ndaj Greqisë, e cila fitoi 1-0 kundër Serbisë por mbeti jashtë pavarësisht se grumbulloi 11 pikë.

Në takimet e tjera të mbrëmjes në Ligën B, Zvicra triumfoi 4-0 përballë Skocisë, ndërsa Sllovenia fitoi 3-0 në transfertë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.