Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Nuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonist
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Infantino dhe Ceferin
Bota

UEFA “trondit” Infantinon, zbulohet rivali në zgjedhjet e FIFA-s

Publikuar

Në një takim të zhvilluar sot, nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, federatat kombëtare të përfaqësuara në Komitetin Ekzekutiv të…

Në një takim të zhvilluar sot, nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, federatat kombëtare të përfaqësuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe në Këshillin e FIFA-s i kanë bërë ftesë Presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, për të kandiduar në zgjedhjet për presidencën e FIFA-s në mars 2027, duke i shprehur njëzëri mbështetjen e tyre të plotë.

Philippe Diallo ka një përvojë të gjerë në të gjitha nivelet e futbollit. Ai ka drejtuar organizatën që përfaqëson klubet profesioniste franceze, ka qenë pjesë e bordit drejtues të Ligës Profesioniste Franceze dhe ka shërbyer në strukturat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të FIFA-s, përpara se të merrte drejtimin e Federatës Franceze të Futbollit dhe të bëhej anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2023.

Në kushtet e shqetësimeve serioze lidhur me drejtimin aktual të FIFA-s, federatat kombëtare kërkuan një ripërtëritje të unitetit dhe besimit brenda komunitetit ndërkombëtar të futbollit.

Ato theksuan gjithashtu nevojën për një FIFA që vendos zhvillimin e futbollit në çdo rajon të botës në qendër të misionit të saj, garanton standardet më të larta të qeverisjes dhe bashkëpunon ngushtë me federatat anëtare, konfederatat dhe të gjithë aktorët e futbollit.

Norka Security

Federatat shprehën besimin e tyre të plotë te Philippe Diallo për të ofruar lidershipin e nevojshëm në realizimin e këtij vizioni.
Philippe Diallo e ka pranuar ftesën për të kandiduar. Kandidatura e tij pritet të ratifikohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit në mbledhjen e planifikuar për nesër.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.