
E bujshme/ Shqipëria projektohet në grup me Serbinë dhe Italinë
Tashmë që Shqipëria është zyrtarisht në Ligën B, mendimet na çojnë në shortin për kualifikueset e Europianit. Aty ku të gjitha skuadrat e kualifikuara nga…
Tashmë që Shqipëria është zyrtarisht në Ligën B, mendimet na çojnë në shortin për kualifikueset e Europianit. Aty ku të gjitha skuadrat e kualifikuara nga vendi i parë, njëjtë si ato që do të kalojnë përmes “play off”, do të mësojnë se në cilin grup do të shortohen.
Fitorja në Budapest i dha mundësinë Shqipërisë që të ndodhet në vazon e tretë dhe të ketë më tepër favor në mundësitë për të prekur një tjetër ëndërr të madhe siç është Euro 2028.
Për këtë arsye, një simulim i “footballmeets.data” ka nxjerrë një përfundim sa interesant po aq edhe të ndërlikuar. Me mbylljen e grupit në vendin e parë, Shqipëria sipas kësaj platforme të njohur, do të shkonte në grupin I dhe do të përballej me kundërshtarë si Italia, Serbia, Bullgaria dhe Lihtenshtejni.
Përpos emrit të madh që mban një skuadër si Italia, dop të kishim edhe një duel tjetër ballkanik në fushë, ajo me Serbinë që klasifikohet edhe sfidë më e veçantë për të kaluarën dhe statistikat.
Të tilla simulime janë më shumë në kuadrin e idesë se si do të vlenin shpërndarjet e skuadrave në short, ndërsa do të duhet të presim ende për të kuptuar saktësisht se çfarë fati do të ketë skuadra kombëtare në misionin e madh.
Burimi: Vetëm Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





