
E papritur! Pritej te Shqipëria, Caprile zbulon vendimin surprizë
Elia Caprile ka hedhur poshtë shanset për kalim te Shqipëria. Ky është informacioni i fundit që vjen nga “sport_ne_zona30”, që raporton se portieri i…
Elia Caprile ka hedhur poshtë shanset për kalim te Shqipëria. Ky është informacioni i fundit që vjen nga “sport_ne_zona30”, që raporton se portieri i Cagliarit nuk e ka në plan të luajë me Kombëtaren.
Edhe pse u pajis me pasaportën shqiptare disa ditë më parë, dekret i miratuar nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duket se qëllimi i Capriles ka qenë tjetër.
25-vjeçari ka sqaruar për median në fjalë se nuk ka qenë kërkesë e tij për të luajtur me Shqipërinë, ndërsa pasaporta shqiptare është marrë vetëm për arsye familjare.
Caprile dëshiron që të posedojë të njëjtën nënshtetësi si bashkëshortja e tij, Emili Toshkollari, për të lehtësuar vetëm udhëtimet që bëjnë së bashku.
Në këtë mënyrë, merr një tjetër kthesë çështja e Capriles që mbyll kështu çdo mundësi që e lidhë atë me ngjyrat kuqezi, duke i mbetur besnik Italisë, skuadër kombëtare që përfaqëson në këto momente.
Burimi: Sport në Zona30
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





