Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Shkaktoi panik në zonën e Polonisë, titullari i Shqipërisë reagon për herë të parë
Kombëtarja

E konfirmuar/ Goditje e rëndë për Shqipërinë, titullari humb grumbullimin me kuqezinjtë

Publikuar

Thomas Strakosha do të mungojë në startin e aventurës së Kombëtares Shqiptare në Nations League për shkak të një dëmtimi serioz.

Portieri kuqezi ka pësuar një frakturë në kyçin e dorës, problem që kërkon rreth një muaj kohë për rikuperim të plotë. Gardiani i AEK-ut u dëmtua më 5 shtator gjatë ndeshjes së kampionatit grek ndaj Arisit, por e luajti të gjithë takimin pasi nuk e kuptoi menjëherë shkallën e lëndimit.

Pas kontrolleve mjekësore të kryera më pas, u konfirmua thyerja e cila e la jashtë edhe në përballjen e Champions League ndaj LASK-ut. Pavarësisht vlerësimit fillestar të trajnerit Marko Nikolić, ekzaminimet e detajuara konfirmuan nevojën për disa javë pushim.

Në këto kushte, Strakosha do të humbasë katër ndeshjet e para të Shqipërisë të programuara mes shtatorit dhe tetorit. Mungesa e tij përbën një goditje të rëndë për trajnerin Rolando Maran në prag të startit të kësaj fushate zyrtare.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme