Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Tradhti ndaj Shqipërisë, sulmuesi: Mos më shqetësoni më, dua Gjermaninë
Kombëtarja

Zbulohet lista e Kombëtares/ Maran i shtang të gjithë, Uzuni dhe Shehu jashtë. Rikthehet Asani, Broja…

Publikuar

Kombëtarja shqiptare do të luajë katër ndeshje të rëndësishme në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Faqja “Talentet Shqiptarë”, raporton se ka zbuluar listën me lojtarët që do të grumbullohen nga trajneri Rolando Maran.

Tekniku Italian i ka besuar bërthamës kryesore të skuadrës, duke shmangur eksperimentet në këtë grumbullim. Kuqezinjtë do të përballen me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, ku jashtë mbeten Strakosha, Ajeti, Kumbulla dhe Uzuni. Ndërkohë, mesfushori Juljan Shehu mbetet në pikëpyetje për shkak të kohës së rikuperimit.

Një zhvillim i rëndësishëm lidhet me Ivan Balliun, i cili kishte menduar tërheqjen por u bind nga Maran për të luajtur edhe katër ndeshje. Për shkak të ngjeshjes së kalendarit me katër përballje brenda dy javësh, lista përfundimtare mund të zgjerohet deri në 28 futbollistë.

Norka Security

Në orbitën e teknikut për plotësimin e dy vendeve të mbetura ndodhen emra si Kerjota, Vrioni, Rashica apo Mehmeti.

LISTA SIPAS TALENTET SHQIPTARË:

Portierë: Sherri, Simoni, Dajsinani.

Mbrojtës: Mitaj, Pilos, Hysaj, Balliu, Gjimshiti, Cake, Ismajli, Plana.

Mesfushorë: Ramadani, Shehu, Laçi, Asllani, Pajaziti, Bajrami, Hasa, Muçi.

Sulmues: Hoxha, Seferi, Asani, Broja ose Kerjota, Manaj, Daku, K. Shpendi

SHËNIM: Lista është zbuluar nga “Talentet Shqiptarë” dhe ende nuk është zyrtare. Në vazhdim mund të ketë ndryshime…

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme