
E zyrtarizon UEFA, Shqipëria mëson ndarjen për grupet e Euro U-21
Tashmë është zyrtare. Shqipëria e Alban Bushit do të jetë në vazon e katërt në Europianin e U-21. Të paktën dy emra të mëdhenj në Europë do i ketë pjesë…
Tashmë është zyrtare. Shqipëria e Alban Bushit do të jetë në vazon e katërt në Europianin e U-21. Të paktën dy emra të mëdhenj në Europë do i ketë pjesë të grupit.
Shorti do të mbahet më 26 nëntor në Beograd. Në total janë 16 vende që do të ndahen në katër grupe. Ky edicion zgjat nga data 16 qershor deri më 3 korrik, ndërsa finalja e madhe do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.
Përballja me Serbinë U-21 do të shmanget në grupe. Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e grupit për Shqipërinë do të luhen në Tiranë, Shkodër ose Elbasan.
Shqipëria do të ketë nga një rival për secilën vazo.
Vazo e parë: Spanjë, Gjermani, Angli dhe Portugali
Vazo e dytë: Francë, Itali, Holandë dhe Kroaci
Vazo e tretë: Poloni, Greqi, Finlandë dhe Norvegji
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





