
Kombëtarja
Etrit Berisha rikthehet në Kombëtare, Maran e fton për Ligën e Kombeve
Etrit Berisha rikthehet në Kombëtare! Trajneri Rolando Maran, ka ftuar portierin veteran, për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, sipas Tv Klan.
Berisha ka qenë pjesë e kuqezinjve në Euro 2024 për herë të fundit.
Maran e ka rikthyer për shkak të mungesës së Thomas Strakoshës.
Ky i fundit mungon për shkak dëmtimi. Mësohet se Berisha do të jetë pjesë e listës që do të publikohet të shtunën.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





