Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Tradhti ndaj Shqipërisë, sulmuesi: Mos më shqetësoni më, dua Gjermaninë
Kombëtarja

Zbulohet risia te Shqipëria, Maran i rrëmben mbrojtësin Kosovës

Publikuar

Mbrojtësi Amar Gërxhaliu pritet të jetë një nga risitë më të mëdha në listën e Kombëtares Shqiptare që do të publikohet nesër, sipas asaj që raportohet nga “Albanian Talents”.

Shtatlarti 24-vjeçar, me një gjatësi prej 1.93 metrash, po kalon një formë të shkëlqyer në futbollin turk. 

Screenshot

Aktualisht ai luan si titullar i padiskutueshëm te skuadra e Erzurumspor, ku është kthyer në një shtyllë të mbrojtjes. Pasi hodhi hapat e parë te Vushtrria, Gërxhaliu u zhvillua më tej në akaderimin e njohur të İstanbul Başakşehir. 

Në vitin 2022 ai u transferua te Antalyaspor për të nisur karrierën e tij si profesionist, përpara se të kalonte te Erzurumspor. Në të kaluarën, qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë U-18 gjatë moshave të reja. 

Norka Security

Më pas ai zgjodhi të përfaqësonte Kosovën në nivelet U-19 dhe U-21 në arenën ndërkombëtare. 

Tashmë, Gërxhaliu vendos të veshë sërish fanellën kuqezi, këtë herë për të bërë debutimin me Kombëtaren A.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme