
Wayne Rooney, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj teknologjisë VAR pas humbjes 1-0 të Manchester United ndaj Manchester Cityt në “Old Trafford”.
Sfidën e vendosi goli i Erling Haaland, i cili fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje dhe më pas u akordua nga dhoma VAR. Episodi ngriti dyshime të mëdha pasi Enzo Fernandez ndodhej në pozicion jashtë loje aktiv duke ndikuar te reagimi i portierit të United.
Vetë organizata e arbitrave “PGMOL” pranoi më vonë gabimin e bërë, duke sqaruar se VAR duhej t’i sugjeronte arbitrit rishikimin në monitor dhe u kërkoi falje “Djajve të Kuq”. I revoltuar nga ky vendim, Rooney kërkoi heqjen e teknologjisë nga kampionati anglez, duke u shprehur se ajo po ia heq të gjithë emocionin futbollit.
“Jam i ngopur me VAR-in. Është i tmerrshëm. I heq të gjitha emocionet dhe energjitë futbollit. Mospranimi i faktit që Fernandez ishte në pozicion jashtë loje është thjesht tronditës”, tha Rooney.







