Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohëU plagos në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk ndihem mirë“Përforcohet” Teuta, gati mbrojtësi që shkëlqeu tek EgnatiaNuk ka qetësi në Kategorinë e Parë, vazhdon largimi i trajnerëvePresidenti Duka pret delegacionin e Parlamentit të Moldavisë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Perplasja
Të Tjera

“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeve

Publikuar

Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini…

Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Berisha.

Përplasja verbale nisi gjatë diskutimit, kur drejtori Asllani iu drejtua shefit të grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”.

Pas kësaj, asamblisti Artan Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”.Më pas, asamblisti i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal pati përplasje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe shoferit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, Mon Neziri.

Si pasojë e tensioneve, seanca e Kuvendit Komunal, e cila ishte thirrur të mbahej në mbledhje të rregullt, është ndërprerë për të vazhduar pas një ore.

Norka Security

Burimi: Mediat

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme