Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Gati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohëU plagos në sy gjatë protestës, Erion Vishkulli del nga Prokuroria: Nuk ndihem mirë“Përforcohet” Teuta, gati mbrojtësi që shkëlqeu tek EgnatiaNuk ka qetësi në Kategorinë e Parë, vazhdon largimi i trajnerëvePresidenti Duka pret delegacionin e Parlamentit të MoldavisëCAS “trondit” klubin e Superiores, zbulohet vendimi
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Rey Manaj
Kombëtarja

Gati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë

Publikuar

Rey Manaj mund të mos qëndrojë gjatë pa skuadër pas largimit nga Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr interesimin e dy klubeve të…

Rey Manaj mund të mos qëndrojë gjatë pa skuadër pas largimit nga Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr interesimin e dy klubeve të rëndësishme të futbollit turk, Kayserisporit dhe Bursasporit, të cilat synojnë ngjitjen në elitën e futbollit vendas.

Largimi i Manajt nga Sivasspor erdhi pas problemeve financiare të klubit dhe mosshlyerjes së detyrimeve ndaj futbollistit. Pasi priti për një kohë që situata të zgjidhej, sulmuesi shqiptar vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me klubin turk, duke u bërë tashmë një alternativë e lirë në merkato.

Në këto rrethana, emri i tij ka përfunduar në listën e dëshirave të Kayserisporit dhe Bursasporit. Të dyja skuadrat kanë ambicie të rikthehen në elitën e futbollit turk dhe afrimi i një sulmuesi me eksperiencën e Manajt do të ishte një përforcim i rëndësishëm për objektivat e tyre.

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme