Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Hysaj refuzon 500 mijë euro nga klubi i Superiores, i del emri në Premier League-n angleze 
Kombëtarja

Hysaj refuzon 500 mijë euro nga klubi i Superiores, i del emri në Premier League-n angleze 

Publikuar

Ish-futbollisti Ditmar Bicaj ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, ka refuzuar një ofertë prej 500 mijë eurosh nga një klub në kampionatin shqiptar. 

Kjo pagë konsiderohet një shifër e padëgjuar më parë në futbollin vendës, por që në fund nuk u konkretizua. Objektivi kryesor i mbrojtësit kuqezi mbetet që të vazhdojë karrierën në nivelet më të larta të futbollit evropian. 

Në lidhje me të ardhmen e tij, media e njohur “Sport Witness” i ka kushtuar një artikull 32-vjeçarit duke ia sugjeruar si opsion klubit të Evertonit në Premier League. 

Skuadra angleze po kërkon me ngulm përforcime në krahët e mbrojtjes pas mbylljes së merkatos zyrtare. Duke qenë se afati i transferimeve ka përfunduar, Evertoni mund të nënshkruajë vetëm me lojtarë që janë aktualisht pa kontratë. 

Norka Security

Hysaj mbetet ende pa ekip pas përfundimit të aventurës së tij me Napolin në Serie A.

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme