Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Oferta e fundit, Hysaj merr vendimin përfundimtar
Kombëtarja

Oferta e fundit, Hysaj merr vendimin përfundimtar

Publikuar

Elseid Hysaj vazhdon të jetë pa ekip që prej përfundimit të kontratës me Lazion në fund të sezonit të kaluar.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mbetet në kërkim të një aventure të re, pasi së fundmi ka refuzuar një tjetër mundësi.

Mediat italiane raportuan për negociata mes lojtarit dhe klubit të Ascolit që militon në Serie B. Diskutimet mes palëve për një kontratë dyvjeçare kishin ngecur në detajet financiare të marrëveshjes. Tashmë është konfirmuar se Hysaj i ka thënë përfundimisht “jo” ofertës së klubit italian.

Pas këtij refuzimi, Ascoli ka kthyer sytë nga mbrojtësi Lorenzo Venuti për të plotësuar atë pozicion. Kësisoj, anësori kuqezi mbetet pa skuadër dhe po shqyrton me kujdes hapat e ardhshëm të karrierës së tij.

Norka Security

Opsioni i një transferimi në Lindjen e Mesme duket gjithnjë e më i mundshëm për të ardhmen e futbollistit.

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme