
Kombëtarja
Hysaj firmos me Vllazninë? E zbulon trajneri: Është e sigurt…
Elseid Hysaj ishte një nga më të spikaturit në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, ndonëse është pa ekip.
Në “Megasport” u ngrit ideja që Hysaj mund të luajë për një ekip të Superiores të paktën deri në dhjetor, derisa një ofertë e mirë të shfaqet për të.
Dhe kur flasim për Superioren, Egnatia ishte një prej ekipeve që doli në skenë në media, por trajneri Ditmar Bicaj tregoi të kundërtën: “Jo, e keni gabim. Hysaj luan vetëm për Vllazninë nëse zgjedh Shqipërinë. Të jeni të sigurtë për këtë, nuk ka shans, asnjë ekip tjetër para Vllaznisë”, tha Bicaj.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





