Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Lista e Kombëtares, zbulohen lojtarët që pritet të ftojë Maran

VETEMSPORT 18.09.2026 3 minutes read
maran-kombetarja1

Kombëtarja shqiptare përgatitet për Ligën e Kombeve, por këtë herë me një tjetër frymë dhe një tjetër pikënisje.

Është një fillim nga zero për trajnerin e ri, Rolando Maran, i cili do të zbulojë të shtunën, në orën 11:00 të paradites, listën e radhës të lojtarëve nën drejtimin e tij.

Të gjithë sytë janë te tekniku italian. Lista e tij pritet me shumë interes, jo vetëm për emrat e konfirmuar, por edhe për hapësirat që mund t’u jepen lojtarëve të rinj.

Është përfolur emri i Sabah Kerjotës, por Maran mund të rezervojë edhe ndonjë tjetër surprizë në zgjedhjet e tij të para.

Kjo pritet të jetë një listë e zgjeruar, pasi kuqezinjtë do të përgatiten për një seri prej katër ndeshjesh radhazi. Për këtë arsye, trajneri kërkon një grup sa më të gjerë alternativash, duke vlerësuar çdo mundësi.

Nëse Gjimshiti, Ismajli, Pllana, Aliji apo Cake janë aty, Arlind Ajeti pritet të mungojë për shkak dëmtimi, ndërsa Kumbulla është në pikëpyetje.

E paqartë është situata me Ivan Balliun, ndërsa nuk do të mungojë eksperienca e Hysajt i cili është në kërkim të një ekipi të ri.

Nëse mesfusha është e kompletuar,  dilemat më të mëdha lidhen me sulmin. Kjo mund të jetë një mundësi për Shpendin dhe Muçin, të cilët po kalojnë një moment të mirë me klubet e tyre, respektivisht në Turqi dhe në Serie B.

Rei Manaj vazhdon të jetë një garanci për golin, ndërsa Myrto Uzuni është rikthyer pas dëmtimit dhe kërkon të rifitojë ritmin.

Në anën tjetër, situata e Armando Brojës dhe Anis Mehmetit, të cilët po hasin vështirësi për të marrë minuta, mbetet një nga çështjet që do të vlerësohen nga stafi teknik. Ata gjithashtu pritet që të jenë në listë.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar do të bashkohen ditën e hënë, kur kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e parë stërvitore nën urdhrat e Rolando Maranit.

Një trajner i ri, një cikël i ri dhe një Kombëtare që kërkon identitetin e saj të ri.

Për Shqipërinë, rrugëtimi drejt Ligës së Kombeve nis me shumë pikëpyetje, por edhe me mundësi të reja. Objektivi kryesor është: Vendi i parë dhe ngjitja sa më e shpejtë në Ligën B.

/tvklan.al

Post navigation

Previous: Duro rikthehet në stol? Klubi pretendent merr vendimin
Next: Probleme për sulmuesin e Kombëtares, udhëtimi kthehet në makth

LEXO EDHE:

-900-0-1718704713xasani-318
  • Kombëtarja

Maran e la jashtë, shpërthen Jasir Asani: Më mirë mos…

VETEMSPORT 19.09.2026
maran
  • Kombëtarja

Maran i shtang të gjithë, lë jashtë emra me peshë

VETEMSPORT 19.09.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Emra të rinj dhe rikthime të bujshme, Maran publikon listën e Kombëtares  

VETEMSPORT 19.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

KUKESI
  • Kampionati

8 gola në 4 ndeshje, Kukësi rikthehet te fitorja. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 20.09.2026
tirana elbasani
  • Kampionati

Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 20.09.2026
edi martini
  • Kampionati

Martini me “valixhe në duar”, Vllaznia synon një kampion për stolin

VETEMSPORT 20.09.2026
pogradeci flamurtari
  • Kampionati

Besëlidhja “trondit” Besën, surprizë në Pogradeci-Flamurtari. Rezultatet dhe renditja  

VETEMSPORT 20.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.