Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Duro rikthehet në stol? Klubi pretendent merr vendimin
Kampionati

Duro rikthehet në stol? Klubi pretendent merr vendimin

Publikuar

Klodian Duro nuk do të jetë trajneri i ri i Besëlidhjes, siç u përfol së fundmi, raporton Panorama Sport. Nga klubi lezhjan konfirmojnë se emri i teknikut të ri do të vendoset gjatë javës së ardhshme, ndërsa ende nuk është vendosur për trajnerin.

Duro ishte për herë të fundit në krye të Lirisë së Prizrenit në Kosovë gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, Besëlidhja vendosi të ndante rrugët me trajnerin Elvis Plori pas dy humbjeve në ndeshjet e para.

Pas barazimit të marrë ndaj Bylisit, skuadra lezhjane i ka rikthyer sytë nga sfida e radhës në kampionat. Të shtunën më 20 shtator, lezhjanët do të presin në shtëpi ekipin e Besës në orën 13:30.

Klubi ka synim të qartë ngjitjen në Superiore për edicionin e ardhshëm. Aktualisht, Besëlidhja numëron vetëm 1 pikë të grumbulluar pas tri javësh lojë.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme