Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Hasa titullar pas Brojës, Maran “skicon” formacionin e Shqipërisë
Kombëtarja

Probleme për sulmuesin e Kombëtares, udhëtimi kthehet në makth

Publikuar

Cesena do të luajë sot në transfertë përballë Juve Stabias në orën 20:30. Në këtë përballje, sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi synon të vazhdojë ecurinë e tij pozitive me gola.

Megjithatë, udhëtimi i skuadrës drejt destinacionit u shndërrua në një makth të vërtetë për shkak të problemeve logjistike. Ekipi mbërriti tri orë vonesë nga orari i parashikuar si pasojë e pengesave të shumta me linjën hekurudhore.

Plani i klubit ishte udhëtimi me trenin “Frecciarossa” nga Bolonja drejt Napolit e më pas lëvizja me autobus drejt stacionit përfundimtar. Problemet nisën me një vonesë fillestare prej 30 minutash gjatë rrugëtimit.

Situata u përkeqësua kur treni mbeti i bllokuar në Romë për rreth një orë të tëra. Për më tepër, devijimi i stacionit përfundimtar bëri që vonesat të shtoheshin akoma më shumë për delegacionin e Cesenas.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme