Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Mirel Josa drejt rikthimit në stol, i del emri te pretendentët në Shqipëri
Kampionati

Mirel Josa drejt rikthimit në stol, i del emri te pretendentët në Shqipëri

Publikuar

Besëlidhja ka marrë vendimin për të larguar nga detyra trajnerin Elvis Plori pas dy javëve të para të kampionatit.

Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsensus si pasojë e dy humbjeve radhazi të regjistruara në Kategorinë e Parë.

Tekniku lezhjan largohet nga drejtimi i verdhekuqve vetëm pak muaj pasi e shpalli këtë skuadër kampione në Kategorinë e Dytë. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Besëlidhjes e falënderoi Plorin për kontributin dhe përkushtimin e dhënë gjatë rrugëtimit të tij.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Drejtoi Partizanin për herë të fundit, Gerd Haxhiu favorit për stolin e pretendentëve

Norka Security

Tashmë drejtuesit janë vënë në kërkim të një emri të njohur për të marrë drejtimin e stolit. Pretendenti kryesor për të marrë frenat e ekipit lezhjan është tekniku i njohur Mirel Josa. Josa është pa ekip që nga mbyllja e sezonit të kaluar, ku drejtoi Bylisin në Superiore.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme