Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Jo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest MuçinNdeshja Vora-Tirana, formacionet zyrtareNuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtare
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Asani dhe arbitri
Kombëtarja

Plas në Iran! Arbitri ofendon Jasir Asanin nga familja, e pëson keq

Publikuar

Një mbledhje e jashtëzakonshme u mbajt dje në Iran, për shkak të përplasjes së Jasir Asanit me gjyqtarin anësor Alireza Ildorom. Ky i fundit është…

Një mbledhje e jashtëzakonshme u mbajt dje në Iran, për shkak të përplasjes së Jasir Asanit me gjyqtarin anësor Alireza Ildorom. Ky i fundit është pezulluar, pasi dyshohet që ofendoi rëndë me familje Asanin.

Bëhet fjalë për ngjarje të ndeshjes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal Teheran ku ndodhet Asani. Sfida e 7 nëntorit u mbyll me barazim, teksa audio e penalizon rëndë arbitrin asistent.

Lajmi është raportuar në Iran. “Pasi u konfirmua fyerja e Ildoromit ndaj Asanit dhe u shqyrtua audioja e regjistruar nga sistemi VAR, edhe Komiteti i Arbitrimit i Federatës së Futbollit ka ndërhyrë në çështjen e shkeljeve të kryera nga arbitri asistent.

Sipas informacioneve, për momentin, përpara se Komiteti Disiplinor të japë vendimin përfundimtar, Komiteti i Arbitrimit e ka pezulluar Ildoromin nga drejtimi i ndeshjeve.

Norka Security

Për këtë çështje pritet të zhvillohet një takim mes Danial Moradit, drejtuesit të Departamentit të Arbitrimit, dhe Abolfazl Hasanzadeh, kryetarit të Komitetit Disiplinor të Federatës së Futbollit.

Në këtë takim do të shkëmbehen mendime lidhur me Alireza Ildoromin, fjalët e përdorura prej tij, si dhe sjelljen e Asanit”, shkruhet në raportim.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.