
Maran merr vendimin, “përjashton” katër lojtarë për sfidën me Finlandën
Rolando Maran ka zgjedhur katër emrat që do e ndjekin Shqipëri-Finlandë nga tribuna e “Air Albania”. Bëhet fjalë për Samuele Sinën, Ysni Ismailin, Feta…
Rolando Maran ka zgjedhur katër emrat që do e ndjekin Shqipëri-Finlandë nga tribuna e “Air Albania”.
Bëhet fjalë për Samuele Sinën, Ysni Ismailin, Feta Fetain dhe Klevi Qefalijën.
Kështu edhe nuk ka surpriza për Fetain, Qefalijën dhe Sinën. Edhe risia nga Dinamo, Ismaili në krahun e djathtë të mbrojtjes, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit italian.
Sfida me Finlandën vlen për raundin e pestë të Ligës së Kombeve. Ky takim do të nisë në orën 20:45, pikërisht sot më 12 nëntor.
Kuqezinjve u duhet vetëm të shmangin humbjen që do të ishte tronditëse. Kështu do të mbeteshin në vendin e parë të Grupit C1.
Burimi: Vetëm Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





