Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
VIDEO/ Skena të pazakonta nga Vllaznia, Kallakun e gjuajnë me… kartëmonedha
Kampionati

VIDEO/ Skena të pazakonta nga Vllaznia, Kallakun e gjuajnë me… kartëmonedha

Publikuar

Sherif Kallaku është përballur me një pritje armiqësore gjatë rikthimit të tij në Shkodër.

Mesfushori u kontestua ashpër nga tifozët e Vllaznisë pas vendimit për t’u transferuar te Teuta gjatë merkatos së verës.

Gjatë futjes në dhomat e zhveshjes pas nxehmjes, nga tribunat u hodhën drejt tij kartëmonedha të printuara me fytyrën e vetë lojtarit.

E njëjta skenë u përsërit edhe në momentin kur skuadrat po dilnin në fushë për rreshtimin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Norka Security

Përkrahësit kuqeblu shprehën në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre për largimin e fantazistit drejt ekipit durrsak.

Reagimi i publikut konfirmoi se kalimi te Teuta ka krisur përfundimisht marrëdhënien e futbollistit me ambientin shkodran.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme