Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ronaldo kalon Messin, kryesimi mbahet nga një surprizë
Bota

Ronaldo është i pafat, vendos rekord negativ në Arabinë Saudite

Publikuar

Cristiano Ronaldo humbi mundësinë për të fituar trofeun e tij të parë me Al Nassr, pas eliminimit të skuadrës nga Al Ittihad në fazën e 1/16-ave të Kupës së Arabisë Saudite.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Al Ittihad, me golat e Karim Benzema dhe Aouar që siguruan kualifikimin për skuadrën mike. Ronaldo, i cili pati disa raste të pastra shënimi, nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të shmangte humbjen.

Me këtë rezultat, portugezi regjistron një statistikë negative që nga mbërritja në Arabinë Saudite, pasi nuk ka fituar asnjë trofe në 13 kompeticione të ndryshme ku ka marrë pjesë. Ai ka garuar në tri kampionate, katër kupa, dy Liga të Kampionëve të Azisë dhe katër Superkupa, pa arritur sukses.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë këtë sezon, pasi Al Nassr ndodhet aktualisht në vendin e parë të Saudi Pro League, tre pikë përpara Al Taawon. Skuadra ka gjithashtu statistikat më të mira në sulm dhe në mbrojtje, me 22 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme