Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Flamurtari merr fitoren e parë, vendi i fundit mposht Vllazninë kryesuese
Kampionati

Flamurtari merr fitoren e parë, vendi i fundit mposht Vllazninë kryesuese

Publikuar

Flamurtari mori fitoren e parë në Superiore. Vlonjatët triumfuan minimalisht ndaj Vllaznisë, në duelin e vlefshëm për javën e nëntë.

Sfida nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat. Trashki kërkoi penallti në minutën e 7-të, pas një rrëzimi në zonë, ndërsa Vllaznia reagoi me Kastratin në minutën e 13-të, gjuajtja e të cilit nuk kishte saktësinë e duhur.

Në minutën e 40-të, portieri i Flamurtarit i mohoi avantazhin Kallakut me një pritje vendimtare. Bolzan kishte tre raste të mira para mbylljes së pjesës së parë për vlonjatët, por nuk shënoi dot.

Fraksioni i dytë nisi me bregdetarët më kërkues. Pohls me dy pritje vendimtare, u mohoi avantazhin vendasve.

Norka Security

Në lartësinë e duhur u shfaq edhe portieri i Flamurtarit, me dy pritje të bukura ndaj Balajt dhe Malës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 76-të. Vlonjatët shënuan nga aksioni, por arbitri anuloi golin, pasi më herët kishte akorduar penallti për Flamurtarin. Nga pika e bardhë, Herald Marku nuk zhgënjeu, duke e ndalur topin në rrjetë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Flamurtari festoi fitoren e parë. Pavarësisht suksesit, Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë, ndërsa Vllaznia vazhdon në krye me 19 pikë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme