Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Teuta “zhyt” Flamurtarin, në Partizani-Egnatia ndahen pikët
Kampionati

Teuta “zhyt” Flamurtarin, në Partizani-Egnatia ndahen pikët

Publikuar

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit për javën e tetë në Superiore.

Teuta triumfoi 3-2 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje të çmendur. Durrsakët, e nisën ndeshjen shumë mirë, me dy gola të shpejtë, nga Gomes në minutën e 17-të dhe Arifi në minutën e 21-të.

Fundi i pjesës së parë ishte me të vërtetë spektakolar. Bourard ngushtoi diferencat për Flamurtarin, por vetëm një minutë më vonë, Boci shënoi të tretin për Teutën.

Fraksioni i dytë nisi malore për durrsakët, pasi Zhongo la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 51-të, pas ndëshkimit me të kuq.

Norka Security

Gjashtë minuta më vonë, Flamurtari ngushtoi diferencat me Bolzan, por vetëm kaq, pasi rrjedha e ndeshjes nuk ndryshoi. Kjo fitore, e ngjit Teutën në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet i fundit me vetëm dy pikë.

Partizani dhe Egnatia ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit pa gola.

Në stadiumin “Arena e Demave”, ishte një ndeshje e qetë dhe me pak raste nga të dyja ekipet, të cilat në fund u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme