Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ftohet Messi, kombëtarja paguan shifrën e çmendur për të luajtur me Argjentinën
Bota

Ftohet Messi, kombëtarja paguan shifrën e çmendur për të luajtur me Argjentinën

Publikuar

Në Luanda, në kryeqytet, Angola do të mirëpresë Argjentinën më 14 nëntor në një miqësore luksi. Angola feston 50 vjetorin e pavarësisë nga Spanja dhe për ta festuar siç duhet kanë ftuar Messin me shokë, ose më saktë i kanë paguar. Mediat kanë zbuluar se kjo miqësore luksi i ka kushtuar qeverisë së Angolas jo pak por 12 milionë euro.

Në akordin që kanë gjetur me Federatën Argjentinase është e përfshirë edhe kushti që prezent në këtë miqësore të jetë edhe Lionel Messi. Mesi nuk është grumbulluar nga trajneri Scaloni për ndeshjet e muajit tetor, por do të jetë i pranishëm në Angola.

L’Equipe ka zbuluar gjithashtu se pak kohë më parë, Federata Argjentinase refuzoi një ofertë prej 10 milionë euro nga Maroku për një miqësore ku edhe Messi do të ishte prezent.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme