Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

“Air Albania” anulon fluturimin, rrezikohen dy ndeshjet Kombëtares kuqezi

VETEMSPORT 26.11.2025 2 minutes read
IMG_0645

Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i planifikuar të nisej sot në orën 18:20, u anulua papritur dhe pa asnjë sqarim zyrtar, duke krijuar pasiguri dhe pakënaqësi te pasagjerët.

Ndër udhëtarët e prekur ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila kishte planifikuar të udhëtonte drejt Turqisë për dy ndeshjet miqësore të datave 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Anulimi i pashpjeguar ndikoi drejtpërdrejt në programin sportiv, duke detyruar ekipin përfaqësues dhe stafin teknik të rikthehen, pasi mbetën për orë të tëra në pritje pa asnjë njoftim apo zgjidhje alternative.

Zyra e “Air Albania”-s në aeroport rezultoi e mbyllur, ndërsa numrat e kontaktit të kompanisë nuk funksiononin, duke e lënë situatën pa kanale komunikimi. 

Norka Security

Paqartësia e krijuar vë në rrezik edhe zhvillimin e miqësoreve të planifikuara, duke ndikuar në organizimin e bërë më herët nga Federata Turke e Futbollit.

Ky rast përbën një situatë të padëshiruar për një ekip kombëtar që përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare dhe nxjerr në pah probleme në menaxhimin e situatave nga kompania ajrore.

Përveç ekipit kombëtar, dhjetëra pasagjerë të tjerë mbetën të bllokuar në aeroport pa informacion dhe pa zgjidhje të menjëhershme për udhëtimin e tyre. 

Anulimi i fluturimit pa shpjegime dhe pa ofrimin e opsioneve alternative ngre pikëpyetje mbi funksionimin dhe përgjegjësinë e “Air Albania” ndaj pasagjerëve.

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Risi e madhe në Kombëtare, Silvinjo merr mbrojtësin nga Greqia
Next: U largua në verë, sulmuesi drejt rikthimit në kryeqytet. Pritet zyrtarizimi

LEXO EDHE:

mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026
IMG-20261006-WA0143-2048x1366
  • Kombëtarja

Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

VETEMSPORT 06.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026
fdsdg
  • Kampionati

Dy gola në fund, mbyllet Laçi-Egnatia

VETEMSPORT 11.10.2026
hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.