Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Maran “përjashton” katër lojtarë, i beson futbollistit të Superiores

VETEMSPORT 26.09.2026 1 minute read
kombetarja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dërguar katër lojtarë në tribunë për sfidën ndaj Bjellorusisë. 

Rregullorja e UEFA-s detyron çdo përfaqësuese të ketë vetëm 23 futbollistë të gatshëm në protokollin e ndeshjes. 

Për këtë arsye, tekniku ka lënë jashtë listës Luis Hasën, Sabah Kerjotën, Feta Fetain dhe portierin Simon Simoni. 

Mungesa e Luis Hasës përbën surprizën më të madhe të zgjedhjeve të Maran, duke marrë parasysh se mesfushori aktivizohet në Serie A. 

Norka Security

Për rrjedhojë, mesfushori i Dinamos, në Superiore Klevi Qefalija është preferuar për të qenë në bankinë para Hasës dhe Fetait. 

Këtyre katër emrave u shtohet edhe mbrojtësi Klisman Cake, i cili mungon për shkak dëmtimi. Për të njëjtën arsye jashtë janë edhe Qazim Laçi, Adrion Pajaziti e Ivan Balliu, të cilët ishin grumbulluar fillimisht në listën me 29 lojtarë. 

Kjo përballje ndaj Bjellorusisë vlen për raundin e parë të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë synojnë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Mbrojtësi i Shqipërisë humb duelin ndaj Bjellorusisë
Next: Shqipërinë e dërgojnë në Ligën B pa zbritur në fushë

LEXO EDHE:

mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026
IMG-20261006-WA0143-2048x1366
  • Kombëtarja

Maran dhe lojtarët shpërthejnë pas ndeshjes: Turp! Nuk më ka ndodhu në karrierë…

VETEMSPORT 06.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

WhatsApp Image 2026-10-11 at 21.02.03
  • Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit merr vendimin e papritur

VETEMSPORT 11.10.2026
xhixha tirana
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, Vllaznia feston fitoren e parë. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.