Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
“Ardian Ismajli mbrojtës i djathtë”, surpriza e madhe e Maran
Kombëtarja

“Ardian Ismajli mbrojtës i djathtë”, surpriza e madhe e Maran

Publikuar

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u pyet në konferencë për shtyp, për mungesën e një mbrojtësi të djathtë, pas mungesës së Ivan Balliut.

Ai u shpreh se nuk e shqetëson kjo, pasi theksoi se përveç Hysajt, është edhe Samuele Sina. Po ashtu Maran deklaroi se në krahun e djathë ka luajtur edhe Ismajli.

“Balliu nuk u zëvendësua? Në fakt nuk jam i shqetësuar. Kemi lojtarë të tjerë për mënyrën si dua ta interpretoj lojën. Është Sina, varet çfarë do kërkoj. Ismajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe besoj do kemi zgjedhje.

SHIKO EDHE: Trajneri Maran dhe kapiteni Gjimshiti flasin në konferencë

Norka Security

Lojtarët? Padyshim tani i njoh më shumë. Kam fatin që kisha, përveç grumbullimit të parë, edhe këto muaj për t’i parë direkt apo për ti parë me video. Padyshim për mua është ndryshe tani, tani kam ide më të qartë, edhe pse i njihja më përpara, por duke u thelluar. Janë lojtarë të cilëve u kam njohur disa karakteristika që nuk i njihja në detaj. Pastaj lojtarët ndryshojnë në momente të sezonit, ka lojtarë që po vuajnë apo janë në ngritje. Unë duhet të jem i vëmendshëm, nuk është vlerësim përfundimtar por edhe i momentit me klubet e tyre apo edhe me ne. Të them emra është e vështirë, jam munduar të thërras ata që janë në gjendje të mirë, apo më të përshtatshmit. Në disa role jemi pak në vështirësi, por kjo është zgjedhja ime, edhe pas shumë pune  të bërë”, tha Maran.

/cna

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme