Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E BUJSHME/ Interi ndryshon pronësi, zbulohet fondi që e ka blerë
Bota

E BUJSHME/ Interi ndryshon pronësi, zbulohet fondi që e ka blerë

Publikuar

Interi ka ndryshuar pronësi, duke kaluar nga amerikanët te kanadezët. Fondi i investimeve “Brookfield”, ka blerë 100% të aksioneve të “Oaktree”.

Me këtë transaksion, “Brookfield” bëhet pronari i ri i drejtpërdrejtë i “Oaktree”, dhe si rrjedhojë, kontrollon edhe klubin italian të Interit, të cilin “Oaktree” kishte marrë në zotërim në maj të vitit 2024.

Kalimi i pronësisë është pjesë e një procesi që ka nisur prej disa vitesh. “Brookfield” kishte blerë shumicën e aksioneve të “Oaktree” gjashtë vite më parë dhe tashmë zotëron të gjithë fondin, i cili vlerësohet në rreth 11.5 miliardë dollarë.

Për rrjedhojë, ndryshimi aktual është më shumë një riorganizim korporativ, sesa një ndryshim i drejtpërdrejtë në strukturën e pronësisë së klubit italian.

Norka Security

Te Interi nuk pritet të ketë ndryshime në strukturën drejtuese, ku do të mbetet president Beppe Marotta.

/Cna

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme