Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Skandaloze/ Trajneri i Partizanit nuk përmbahet ndaj lojtarit të tij, e shtyn me forcë. Klubi “zhduk” videon
Kampionati

Shtyu lojtarin me forcë, reagon trajneri i Partizanit: Ndjesë, reagim i nxituar

PublikuarPërditësuar

Pas një episodi që është bërë viral në rrjete sociale, ku trajneri i Partizanit U-18 shihej duke shtyrë një prej lojtarëve të tij gjatë ndeshjes ndaj Dinamos, ka ardhur reagimi zyrtar i trajnerit.

Në një postim publik, ai ka kërkuar ndjesë për gjestin e tepruar, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur në një moment të nxehtë emocional të ndeshjes dhe pa asnjë qëllim keqdashës ndaj lojtarit.

“Dua të shpreh ndjesën time më të sinqertë për veprimin e bërë gjatë ndeshjes. Ishte një reagim i nxitur nga emocionet e forta të momentit, pa asnjë mungesë respekti ndaj lojtarit tim,” – shkruan trajneri.

Ai shton se lojtari në fjalë, ashtu si të gjithë pjesëtarët e skuadrës, është për të si një djalë, pjesë e një familjeje sportive me të cilën ndan çdo sfidë.

Norka Security

“Episodi nuk përfaqëson as karakterin tim personal dhe as frymën e ekipit që drejtoj. Në skuadrën tonë, respekti, bashkimi dhe përkushtimi janë parime mbi gjithçka. Do të bëj çmos që situata të tilla të mos përsëriten më,” – theksoi ai më tej.

“Edhe një herë, kërkoj ndjesë për atë moment të papërshtatshëm,” – përfundoi mesazhin e tij trajneri i Partizanit U-18.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme