Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E BUJSHME/ Mesfushori shqiptar braktis Zvicrën, do të luajë për vendlindjen
Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Mesfushori shqiptar braktis Zvicrën, do të luajë për vendlindjen

Publikuar

Mesfushori 22-vjeçar Dion Kaçuri ka marrë ftesë nga Franco Foda për t’u bërë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Futbollisti i ftuar dy ditë më parë i është përgjigjur pozitivisht teknikut gjerman, pasi më parë ka përfaqësuar kombëtaren e Zvicrës me 18 paraqitje dhe 3 gola në grupmoshat nga U18 deri në U21, raporton Telegrafi.

Lojtari është pjesë e skuadrës austriake Lustenau i huazuar nga Baseli, ku këtë sezon numëron 6 paraqitje dhe 1 gol të shënuar. Performanca e tij me notën 7.3 nga Sofascore në ndeshjen kundër Sturm Graz tërhoqi vëmendjen e trajnerit Foda që e ndoq nga tribuna.

Kaçuri vlerësohet me 600 mijë euro në sajtin Transfermarkt dhe mund të mbulojë disa pozicione në qendër të mesfushës. Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë fushatën e saj më 24 shtator ndaj Irlandës në Prishtinë, për të vijuar me sfidat ndaj Austrisë më 27 shtator, Izraelit më 1 tetor dhe sërish Austrisë më 4 tetor. Lista përfundimtare e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Foda do të publikohet zyrtarisht në fund të kësaj jave.

Norka Security
Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme