Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Fati i keq ndjek Ervin Skelën, vendim drastik për shqiptarin në Francë
Bota

Fati i keq ndjek Ervin Skelën, vendim drastik për shqiptarin në Francë

Publikuar

Aventura e Ervin Skelës në futbollin francez te skuadra e Lens ka përfunduar pas vetëm dy muajsh qëndrimi.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare u bë pjesë e stafit teknik të Lens si zëvendëstrajner i Dino Toppmoller, pas një përvoje 6-vjeçare me grupmoshat e Eintracht Frankfurt.

Fillimi i punës për stafin e ri ishte pozitiv, duke fituar Superkupën e Francës përballë ekipit të PSG-së. Gjithashtu, skuadra arriti të merrte një fitore edhe në ndeshjen debutuese të këtij sezoni në Champions League.

Ndërkohë, ecuria në kampionatin vendor shënoi vetëm 4 pikë të grumbulluara në 4 ndeshjet e para. Rezultatet e dobëta në kampionat u shoqëruan edhe me tensione me drejtuesit e klubit francez.

Norka Security

Kjo situatë solli largimin e trajnerit kryesor Toppmoller, çka solli automatikisht edhe mbylljen e bashkëpunimit me Skelën.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme