Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E KRYER/ Mbrojtësi bind Dajën, Dinamo përforcohet në prapavijë. Vjen firma
Kampionati

E KRYER/ Mbrojtësi bind Dajën, Dinamo përforcohet në prapavijë. Vjen firma

Publikuar

Dinamo vazhdon punën me lëvizje strategjike për të ardhmen e skuadrës.

Gjatë muajit qershor, blutë afruan tre futbollistë nigerianë nga Ikhon Allah Academy, përkatësisht Favour Bidemi Richard, Jonathan Ochiche dhe Gabriel Michael Ogeuche.

Nga kjo treshe, qendërmbrojtësi 20-vjeçar Jonathan Ochiche ka bindur stafin teknik dhe është regjistruar zyrtarisht me ekipin e parë.

Skuadra kryeqytetase po tregon një kujdes të veçantë me lëvizjet në organikë. Kjo u vu re edhe me Fabjan Përndrecën dhe David Fadairon, të cilët ishin huazuar vetëm për ndeshjet e Evropës dhe nuk gjetën akord për kampionatin.

Norka Security

 Ndërkohë, vëmendja e klubit është e përqendruar te sfida e sotme në kampionat. Dinamo do të përballet sot në orën 18:30 ndaj Elbasanit, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme